Mbledhja e Këshillit Politik, debate të forta mes Gjiknurit-Vasilit dhe Bylykbashit
Aktualitet E Mërkurë, 13 Maj 2020 12:23
Është ndërprerë mbledhja e Këshillit Politik, ku po flitet për Reformën Zgjedhore. Mësohet se ka pasur debat të fortë mes Damian Gjiknurit, Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit. Opozita paralajmëroi mazhorancën së nëse tenton ta miratojë pa konsensusin e opozitës së bashkuar do të përballet me pasoja të rënda. Këshilli politik online ka shkaktuar debate mes palëve, pasi sipas PS, demokratët kanë kërkuar të rinisë loja nga fillimi.