Mbledhja e Komitetit, Manastirliu: Kemi ulje të shtrimeve në spitale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku u prezantuan masat e reja anti-covid, tha se përkundër situatës në rajon, në Shqipëri ka pasur ulje të incidences, të shtrimeve në spitale dhe të vdekjeve.

“Ulje e incidencës dhe është ulur shtrimi në spitale dhe në terapitë intensive. Kemi një rënie të qëndrueshme të numri të fataliteteve dhe besojmë se për këtë kanë ndihmuar dhe masat e ndërmarra. Ndërkohë që në një analizë të rajonit, vërehet se kurba epidemiologjike ka pësuar një rritje.

Shumë vende kanë shtrënguar masat përfshirë këtu fqinjët si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Për këtë arsye përsërisim thirrjen për të mos ulur vigjilencën dhe vijuar masat.

Këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qenë të duhurat. Masat kanë bërë që të shmangim situata me shifra shumë të larta infektueshmërie. Jemi falënderues ndaj qytetarëve dhe bizneseve për zbatimin e këtyre masave.

Po monitorojmë me kujdes situatën për sa kohë që virusi është ende prezent nuk ka asnjë arsye për të ulur vigjilencën. Paralelisht po vijojmë me ritme shumë të mira të vaksinimit”, deklaroi Manastirliu.

SHKARKO APP