Mbledhja e Kryesisë së PD, Kadilli: Basha i sfiduar nga unë për debat publik
Kandidati për kryetar i PD në zgjedhjet e 13 Qershorit, Fatbardh Kadaill, pas përfundmit të mbledhjes së Kryesisë së PD, tha se mbledhja e sotme e kryesisë është shoqëruar me debate dhe diskutime.
Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se vetëm njëra nga 5 kërkesat e tij është pranuar teksa ka thënë se ka propozuar për një debat publik të kandidatëve.
Më tej ai tha se Kryetari i PD-së Lulzim Basha është i sfiduar personalisht nga ai për një deat publik.
“Kërkesa që unë paraqita sot, nga 5 kërkesat u miratua vetëm e para, sepse unë kërkova që të jetë e gjithë lista e miratuar. 4 pikat e tjera, pjesa e administrative, e ngritjes së administratës dhe pjesa e listave nuk gjeti debat. Çështja më kryesore që unë vazhdoj të këmbëngul dhe është çështje politike dhe që do i shërbente Partisë Demokratike, do ishte çështja e një debate.
Propozova në mënyrë këmbëngulëse që të kishte debat, që anëtarësia të ketë mundësi që të dëgjoj të 4 kandidatët në një debat të hapur. Do ishte një lehtësi për kandidatët, për vetë anëtarësinë dhe balancim mes forcave që kanë tre kandidatët që janë jashtë dhe kandidatët që janë në zyrë. Lulzim Basha është i sfiduar nga unë personalisht për të dalë në një debat publik. Nëse ne do kishim sot do kishim një debat publik për të vërtetat e PD, do kishim një kryetar që do fillonte që sot të ngrinte opozitën e re.”