Mbledhja e Kuvendeve në Prishtinë, deputeti Çollaku: Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit

Mbledhjen e dy Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku e ka quajtur historike. Ai theksoi se mbledhje të tilla nuk duhet të jenë më ceremoniale, por tani e tutje në nivel bashkëpunimi dhe bashkërendimi planesh.

”Ngjarja ishte pozitive. Mbledhje e dy kuvendeve të bashkuara. Mesazh jashtëzakonisht i fortë. Shqipëria dhe Kosova janë bashkë. Jemi të unifikuar. Për të arritur integrimin, sovranitetin dhe rrugën euro-atlantik. ngjarje e mirë, me dimension historik. Mendojmë të jetë mbledhja e fundit ceremoniale të kthehet në institucion të funksionimit bashkëpunimi. Të rakordohet jeta parlamentare me politika të unifikuara”.

Po ashtu deputeti demokrat kritikoi fjalimin e Ramës, që sipas tij ishte provokues ndaj Kurtit. ”Klima u dëmtua, diku pak diku shumë. Nga një fjalë e kryeministrit Rama, të papjekur, provokatore me tonalitete fushate. Dukej sikur po bënte fushatë kundër Kurtit. Teza të pamenduara, krijoi një klimë tensioni. Nuk ishim aty për të dëgjuar tezat e provokimit. U provokuan institucionet e Kosovës, skenë e shëmtuar”,-tha në ”Report Tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?