Mbledhja e ullinjve në Greqi, por nuk ka punëtorë sezonalë

Prona e Nikos Argirakis në rajonin më të madh të rritjes së ullirit në Greqi, zakonisht ka dhjetëra punëtorë të huaj që enden rreth 1 mijë pemëve të tyre të ullirit. Këtë vit, 40-vjeçari, është detyruar t’i kërkojë motrës, nënës së moshuar, ta ndihmojnë për shkak të mungesës së krahut të punës të diktuar nga kufizimet e Covid-19.

Greqia vendosi të mbyllte kufirin e saj me Shqipërinë, burimi më i madh i punës sezonale në bujqësi. Argirakis ka gjetur një çift shqiptar dhe dy burra nga Bangladeshi që ishin në vend që para se kufizimet e reja të hynin në fuqi. Në fund të nëntorit puna atje mbaron, por vjelja do të zgjasë deri në fund të dhjetorit.

Ullinjtë vilen me dorë dhe kjo është një detyrë që pak grekë marrin përsipër ta bëjnë. Vaji i ullirit, quhet edhe ari jeshil në Greqi dhe vitin e kaluar, arriti të mblidhte 790 milionë euro sipas të dhënave të agjencisë së BE Eurostat. Për shkak të izolimit, një rënie në rreth 650 milionë eurosh pritet këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?