Mbledhja me dyer të mbyllura, Berisha: Kujdes, Bardhi nuk duhet të përjashtohet nga Kuvendi
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, Sali Berisha është shprehur se deri më tani kanë arritur shumë me aksionin, por duhet të bëjnë kujdes me përjashtimet, dhe se Bardhi nuk duhet të përjashtohet.
Po ashtu gjatë fjalës së tij, Berisha ndalet tek çështja e tij me drejtësinë, teksa thotë se gjyqtarja Irena Gjoka ka gënjyer për vettingun dhe se, ai do të vazhdojë t’i bëjë gjyq publik Edi Ramës.
“Dua të falenderoj të gjithë deputetët e opozitës. Kemi pas shumë sukses në aksionin tonë në Parlament. Kemi arritur që lajmi të bëj jehonë në shumë media ndërkombëtar. Për vazhdimin e aksionit, duhet të bëjmë kujdes më përjashtimet. Bardhi nuk duhet të përjashtohet në seancën e radhës. Dua t’ju informoj për procesin tim. Gjyqtarja ka gënjyer në vetting, që nuk është shkarkuar nga unë në vitin 1996. Unë do të vazhdoj t’I bëj gjyq publik Edi Ramës për aferat dhe korrupsionin e tij dhe familjarëve të tij”, ka deklaruar Berisha.