Mbledhja në KAS, relatori ndërpret seancën: Po na vendos policia bashkiake gjoba, duhet të lëviz makinën
Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka ndodhur një situatë e pazakontë. Teksa po shqyrtohej ankimi i partive politike për zgjedhjet e 14 majit, relatori i çështjes që ishte duke shqyrtuar Ledio Braho ndërpreu papritur seancën.
Anëtari i KAS, Ledio Braho duhet të lëvizte makinat, e sipas tij kjo sepse policia bashkiake kishte nisur të vendoste gjoba. Ai tha se gjobat u vendosën në një vend ku nuk vendose dhe kërkoi 5 minuta pushim për të lëvizur makinat e parkuara.
“Na duhet ta ndërpresim për pesë minuta seancën, sepse Policia Bashkiake po vendos gjoba në një vend ku nuk vendosen gjobat, kështu që, duhet të lëvizim makinat”, tha Ledio Braho.