Mbledhja në KQZ, përfaqësuesi i Berishës: Vendimi i Zhukrit ende në fuqi, vendimi i Apelit jo i formës së prerë

Përfaqësuesi i Sali Berishës në KQZ, Ledio Nuraj ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistrimin e kërkesës së tyre për zgjedhjet e 14 Majit, pasi sipas tij edhe pse ka një vendim të Gjykatës së Apelit ky vendim nuk është i formës së prerë pasi do rikursohet. Nuraj tha se janë ende në fuqi të gjitha vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Kemi një kërkesë nga Partia Demokratike Shqipërisë nga kryetari i saj Sali Berisha. I nderuar si kryetar ne kemi depozituar para jush kërkesën dhe bashkëlidhur kemi depozituar të gjithë dokumentacionin.

Kuvendi i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit dhe vendimet e tij dhe organet e tij janë të regjistrueshme. Janë ende në fuqi dhe janë të regjistrueshme që duhet të merren parasysh nga KQZ. Vendimi i Gjykatës së Apelit në këtë rast nuk është i formës së prerë”, tha Nuraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?