Mblidhen gazetarët në Lezhë, diskutojnë mbetjet në energji për industrinë e çimentos në Ballkanin Perëndimor
Nga: Jak Rrozhani
Duke marrë parasysh aspiratat e vendeve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor për tu anëtarësuar në BE, miratimin e standarteve të BE-së për një mbarëvajtje miqësore me mjedisin, ekonomikisht të qëndrueshëm dhe higjeinikisht të sigurt mbi asgjësimin e rrymave të mbetjeve është prioritet i lartë për Qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që u prezantua në Lezhë, me gazetarët që operojnë në Lezhë, nga përfaqësuesit e Co- PLAN, TITAN dhe GIZ dhe të shpjeguara imtësisht me video-projektor nga specialistët përkatës të tyre.
Përveç përfitimeve mjedisore, që vijnë nga përdorimi i zvogëluar i lëndëve natyrore ,ripërdorimi dhe riciklimi i mbetjeve të prodhuara nga proceset e tjera industriale, është gjithashtu i dobishëm, por edhe sfidë. Vitet e fundit është arritur një përparim i konsiderueshëm në lidhje me zhvillimin e kornizës rregullatore dhe politikave në përputhje me politikat e BE në sektorin e administrimit të mbetjeve, por megjithatë ka shumë më tepër për t’u bërë në mënyrë që të përafrohen kornizat legjislative të vendeve acquis communautaire, veçanërisht përsa i përket kapitujve: 27-Mjedisi dhe 15-Energjia.
Me zgjidhje mundëson modele të qëndrueshme të biznesit, që motivojnë palët e interesuara të angazhohen në mënyrë aktive në grumbullimin efikas dhe ripërdorimin e mbetjeve të përpunueshme, pasi mbetjet mund të trajtohen si një burim i vlefshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor ,me rolin e madh të mediave e gazetarëve për pasqyrimin e këtij prioriteti me qëllime e objektiva të qarta në depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve e në mbajtjen pastër të mjedisit.
Me prioritet të këtij projekti të rendësishëm me shërbimet që synojnë të krijojë parakusht për të përdorur mbetjet shtëpiake, mbetjet industriale dhe mbetjeve të gomave të krijuara nga tre vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi në industrinë lokale të çimentos, projekt që do të përbëhet nga 4 paketa pune me ndikimet dhe rezultatet e pritshme në bashkëpunim me bashkitë dhe institucionet e tjera përgjegjëse për ecurinë dhe rezultatet e pritshme të këtij procesi të rëndësishëm në përpunimin e mbetjeve dhe ndikimin për një mjedis të pastër e të qëndrueshëm, takim njohës që u zhvillua edhe me pyetje-përgjigje nga gazetarët e pranishëm, me prezantiesit e këtij projekti të rëndësishëm.