Mblidhet grupi i PD-së, pritet vendimi për seancën e nesërme

Në selinë blu u mbajt mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, në lidhje me qëndrimin që do të kenë nesër në Kuvend, pasi kryeministri Rama do të prezantojë planin qeverisës.

Ashtu si në 2017, PD-ja nuk do ketë asnjë pyetje për qeverinë e re në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë për vete për t’i bërë oponencë programit qeverisës.

Ora 10:00 e të enjtes do ta gjejë parlamentin në seancë plenare, ku do të votohet qeveria e re dhe kryeministri Edi Rama do të shpalosë programin politik të qeverisjes për katër vitet e ardhshme.

Nuk përjashtohet mundësia që menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, Edi Rama t’i prijë ministrave për etapën finale qeveri-formuese atë të betimit në presidencë.

SHKARKO APP