Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Elbasan, Qato: Synim, parandalimi i kriminalitetit

Parandalimi i fenomenit të kriminalitetit në qarkun e Elbasanit nëpërmjet ndërtimit dhe forcimit të partneritetit polici-komunitet, ishte kryefjala e takimit të Këshillit të Sigurisë në këtë qytet. Sipas drejtorit të policisë Elbasan, Altin Qato, përmes strukturimit të policisë synohet garantimi i sigurisë publike.

Qato renditi edhe disa nga pikat ku evidentohen problematikat në qytet, sikundër është vjedhja e banesave dhe lokaleve. Por sakaq edhe përdorimi i drogave nga të rinjtë dhe që në analizën e drejtorit të policisë do shënojë kthesë si pasojë e ngritjes se strukturës së oficerit të policisë në komunitet. Ndërkohë ndonëse shifrat flasin për rritje të denoncimit të dhunës në familje, Qato e përkthen si rritje të besimit të komunitetit të policia.

Kjo analizë, vjen afro dy muaj, pasi vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se në Elbasan ishin evidentuar 2-3 grupe kriminale, për të cilat po punohej për ti vënë shumë shpejt përpara përgjegjësisë penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?