Mblidhet KLGJ për kandidatët jo-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e drejtuar nga kryetarja Naureda Llagami. Në mbledhjen e sotme do të diskutohet për miratimin e akt-rregullores ku do të përcaktohet pikëzimi dhe renditja e kandidatëve jo-gjyqtarë që garojnë për Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë dhe anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 e trupës së kësaj gjykate. Kjo akt-rregullore që pritet të miratohet është vlefshme vetëm për kandidatët jo-gjyqtarë dhe jo për kandidatët gjyqtarë.
Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur me dy anëtarë: Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin. Dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër KLGJ-së ku kërkonte informacion mbi propozimet për vakancat në Gjykatën e Lartë.
KOHA JONË SONDAZH

