Mblidhet koalicioni i majtë. Edi Rama dhe Ilir Meta takim te “Vila 30”

 

Drejtuesit kryesorë të koalicionit të majtë janë takuar paraditeten e sotme në vilën Nr. 30 në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë nisur takimin rreth orës 10:00. Në takim ka marrë pjesë dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idriz. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, deputeti Taulant Balla, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe disa ministra të tjerë.

Nga Lëvizja Socialiste për Integrim në takim ka marrë pjesë dhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Drejtuesit e koalicionit kanë bërë traditë zhvillimin e takimeve të përjavëshme ku diskutohen nismat kryesore. Pas miratimit të buxhetit të vitit 2016 dhe ligjit të derkiminalizmit, temë kryesore e politikës mbetet reforma në drejtësi . 

SHKARKO APP