Mblidhet Komisioni për raportin e Dick Marty, bëhet konstituimi dhe përcaktimi i relatorëve
Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, të miratuar nga Kuvendi për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në këtë mbledhje të parë u bë konstituimi i Komisionit, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. Deputetët vendosën që për këtë komision të jetë dy relatorë, një nga PS dhe një nga grupi i deputetëve të pavarur, respektivisht Klodilda Bushka dhe Elena Xhina.
PJESË NGA BISEDA:
Myslim Murrizi: Më falni për ndërprerjen, se nuk jam shumë i informuar. Doja të dija nëse ky Sadiku rron? Se ne në Çermë i themi Sadik.
Ulsi Manja: Rron, rron
Myslim Murrizi: A rron, shyqyr, për hatër të Coronës e kisha më shumë
Ulsi Manja: Rron dhe për fat të mirë është dhe dëshmitar.