Mblidhet Komiteti ”HatTrick” i UEFA, Kushi: Investime infrastrukturore e profesionale në sport

Për herë të parë në vendin tonë ëshë mbledhur Komiteti “HatTrick” i UEFA-s me bashkëpunimin e ngushtë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku është bërë një bilanc i punës së deritanishme përmes zbatimit të investimeve dhe është diskutuar për projekte me rëndësi në zhvillimin e sportit europian.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në fjalën e saj shprehu kënaqësinë që ky komitet mblidhet për herë të parë në Shqipëri dhe nënvizoi rëndësinë e investimeve të rëndësishme infrastrukturore dhe profesionale që janë realizuar në vendin tonë përmes këtij programi.

Vlen të përmendet se falë programit “HatTrick”, në Shqipëri janë realizuar investime të mëdha si ato të stadiumeve “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi”, “Air Albania”, ai e Kukësit që pritet të përfundojë së shpejti.

Kushi tha se jemi të vendosur të vazhdojmë projektet tona për zhvillimin e sportit në tërësi dhe edukimin sportiv në veçanti, me qëllim që të rrisim një brez të ri sa më të shëndetshëm.

SHKARKO APP