Mblidhet Kuvendi. Pritet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar që përzgjedh anëtarët e KQZ

Kuvendi i Shqipërisë është mblidhur sot në seancën e dytë për këtë sesion, ndërsa në rend dite është një pikë e rëndësishme, ajo për ngritjen e Komisionti të Posacëm Parlamentar që do të përzgjedhë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Janë 12 vende vakante që pritet të plotësohen në KQZ. Përzgjedhjen do ta bëjnë deputetët, por në këtë komision siç është rëndë dakord mes mazhorancës dhe opozitës së Bashkuar do të ketë edhe përfaqësues të opozitës së Bashkuar.

Deri më tani kanë aplikuar 25 persona për 12 vendet vakante në KQZ, ndërsa afati i fundit për të aplikuar është 18 shtatori.

Mazhoranca dhe opozita janë të ndara në qëndrimet e tyre, ç’ka ka sjellë ngecjen e mbledhjeve të Këshillit Politik. Opozita e Bashkuar kërkon përfshirjen e ekzpertizës së ndërkombëtare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tyre në këtë fazë të diskutimeve mbi hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, si dhe çështjes së koalicioneve parazgjedhore, rëndësi është marrja e opinionit të ODIHR. Ndërsa mazhoranca e cilëson këtë tentativë për të zvarritur procesin e reformës së dytë zgjedhore. Në një reagim të ODIHR në Varshavë një ditë më parë u tha se ishin të gatshëm të asistonin, ndërsa prisnin detaje të zhvillimeve në Këshillin Politik.

SHKARKO APP