Mblidhet “online” Komisioni për Reformën Zgjedhore. Ja për çfarë do të diskutohet
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore mblidhet sot online, kjo dhe për shkak të masave të marra për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
Gjatë kësaj mbledhjeje, mësohet se dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtare të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës, nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri në fillim te muajit Mars kur puna u ndërpre për shkak të pandemisë së COVID-19.
Kujtojmë se reforma zgjedhore, është një nga kushtet e vendosura nga BE, për negociatat e Shqipërisë.