Mblidhet sërish Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Cila është pika e “nxehtë” e diskutimeve (Foto)

Pasditen e sotme i grupit negociatorëve për reformën zgjedhore u mblodh sërish në një tryezë.

Sa i takon rendit të ditës, mësohet se janë përfshirë propozimet e palëve. Opozita jashtëparlamentare do të diskutojë mbi teknologjinë dhe Administratën Zgjedhore.

Ndërsa mazhoranca do të përqendrojë diskutimin e saj mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit të ankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura të hapura. Ndërkohë që opozita parlamentare do të diskutojë mbi sistemin zgjedhor.

Një pikë e nxehtë e diskutimeve mbetet identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Tjetër çështje që palët kanë rënë dakord duket se është edhe ajo për financimin e partive politike. Marrëveshje palët kanë gjetur edhe për barazinë gjinore, që një nga kandidatet të jetë grua.

Ditën e enjte u diskutua edhe për rolin e policisë dhe prokurorisë. U vendos që të ketë kamera në cdo qendër votimi. Është votuar që cdo qytetar të mund të kallëzojë penalisht për vjedhje votash. 31 maji data e fundit për Reformën Zgjedhore.

PD kërkon futjen e teknologjisë në zgjedhje. Edhe identifikimi i zgjedhësve pritet të bëhet me anë të teknologjisë. PS thotë se sistemi teknologjik të bëhet ngadalë dhe jo menjëherë, pasi është e pamundur.

Palët duan që GJK të vendosë gjithcka, ndërsa Gjiknuri tha se nuk është dakord me këtë ide, kurse shtoi se ekspertët do vendosin për këtë pikë.

 

SHKARKO APP