Mbolli kanabis në pyll, arrestohet 43-vjeçari në Mallakastër

Policia e Mallakastrës ka arrestuar 43 vjeçarin me iniciale Sh. S.,banues në Ngraçie, për kultivim të bimëve narkotike.

“Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

SHKARKO APP