Mbreti Charles III nuk pranoi që Princi Harry të sillte të shoqen te Mbreteresha që po vdiste!
Media britanike “Daily Mail” shkruan titull kryesor: Mbreti Charles III nuk pranoi që Princi Harry të sillte të shoqen te Mbreteresha që po vdiste!
Ndërkohë Pallati Mbretëror u vendos në alarm se u tha që gruaja e Princit Harry po vinte, por me pas mediat thonë se Charles (tashmë Mbreti i ri i Britanisë) i ka kërkuar prerë djalit të mos e sjellë me vehte gruan, Meghan. Shkaku dihet se ajo ka sulmuar familjen mbretërore me intervista, duke shkaktuar zemërimin e Mbretereshës sa ishte gjallë.
Sipas The Sun, Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan.
“Charles i tha Harrit se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim për gazetën.
Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.
Ndërkohë The Telegraph raportoi se Harry nuk u thirr fillimisht kur anëtarët e familjes mbretërore u ngjitën në Balmoral, siç ishte vëllai i tij Princi William.
Një person i brendshëm mbretëror tha gjithashtu se “është mjaft e vështirë të shpenzosh shumë kohë me dikë që e dini se është gati të botojë një libër që tregon gjithçka për ju”.
Në foto: Princi Harry i vetmuar pas zbritjes në aeroport duke shkuar të arkivoli i Mbretereshës.
Në foto: Princi Harry me te shoqen Meghan Markle në Gjermani
Në foto: Mbreteresha Elisabeth II me Meghan Markle kur ajo jetonte në Pallatin Mbreteror
https://kohajone.com/a-perfiton-princi-rebel-harry-nga-trashegimia-e-mbretereshes-elisabeth-ii-apo-ajo-nuk-i-lene-asgje/