Mbrojtja e të dhënave personale në zgjedhje, Celibashi i zhgënjyer flet për arrogancë nga politika
14 Maji po afron dhe keqmenaxhimi i të dhënave personale të zgjedhësve, mbetet ende një shqetësim për autoritetet që kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së tyre.
Ky fakt u evidentua në tryezën e organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, takim në të cilin përfaqësuesit e politikës kishin zgjedhur ta shmangnin. Edhe pse Besnik Dervishi u mundua të mos e përmend mungesën e tyre, kryekomisioneri Ilirian Celibashi nuk e fshehu keqardhjen e tij.
Edhe pse nuk kanë marrë asnjë vendim institucional për publikimin e të dhënave të patronazhistëve apo aplikacionin Aktivisti, Dervishi dhe Celibashi nuk harrojnë të tregojnë se çfarë duhet të bëjnë partitë politike dhe çfarë jo. “Duhet të dinë që nuk janë pronar të atyre të dhënave, madje as të anëtarëve apo simpatizantëve të tyre”,-tha Celibashi.
Kryekomisioneri u shpreh i zhgënjyer nga PS dhe opozita për qasjen e tyre ndaj ligjit. “Arrogantë nuk është vetëm PS, por opozita ka arrogance më të theksuar për të mbushur përgjegjësitë ndaj ligjit, konkretisht me fushatën zgjedhore”.
KOHA JONË SONDAZH

