Mbrotja Civile Italiane: Italia ende s’e ka arritur pikun i mundshëm të infektimeve, ndoshta pas dy javësh…
Sipas ekpërtëve të shëndetësisë në Itali, piku i epidemisë ndoshta nuk do të jetë javën tjetër, por një javë më pas.
Kreu i mbrojtjes civile Italiane, Angelo Borrelli tha këtë mëngjes se “Të gjithë thonë se ne do të arrijmë pikun e epidemisë së shpejti, ndoshta javën tjetër ose pas dy javësh”.
Borrelli më pas vazhdoi: Optimizmi dhe shpresa duhet të vijnë nga sjelljet që po adoptojmë të gjithë. Kemi nevojë për maturi absolute, duhet të dalim jashtë shtëpisë sa më pak të jetë e mundur. Është thelbësore që të përmbahet epidemia. Duhet të shmangim kontaktet njerëzore dhe të lëvizim sa më pak. Shmangni largimin nga shtëpia nëse nuk është rreptësisht e domosdoshme. Epidemiologët na thonë se nëse bëjmë një jetë absolutisht normale, përqindja e personave të prekur nga koronavirusi do të mbetet shumë më e lartë se tani. Për këtë arsye qeveria italiane ka miratuar dhe do të vazhdojë të prodhojë masa të tilla si ato të miratuara në Kinë dhe nëse nuk i përmbahemi këtyre masave, distanca sociale do të jetë e padobishme”.
Një infeksion i ri në Vo ‘
Gjatë natës së mbrëmshme u konstatua një rast i ri pozitiv në komunën Vo ‘, një nga epiqendrat e epidemisë në Veneto, ku deri dje bilanci i gjendjes kishte qenë zero. Komuna e Venetos gjithashtu është përmendur shpesh si qendra e “modelit Veneto” për të frenuar përhapjen e virusit dhe studimin e sëmundjes, me një numër shumë të madh të testeve të tamponit të kryera.