Mbushën makinën me drogë, vlonjatët arrestohen në Tepelenë

Tre persona u vunë në prangat e policisë pasi u kapën më 31 kg kanabis në Tepelenë.

Klerdi Graçi, 33 vjeç, Aulon Milo, 31 vjeç dhe Aleksandros Vasili, 26 vjeç, të tre banues në Vlorë u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel në aksin rrugor Bënçë-Progonat, në afërsi të fshatit Bënçë, u zbulua se e kishin mbushur me drogë.

Drejtuesi i Opelit mundi t’i largohej policisë ndërsa pasagjeri ishte Klerdi Graçi, i cili ra në pranga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në makinë u gjet 31.45 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërsa shtetasit Aulon Milo, Aleksandros Vasili dhe E.ZH bënin hapjen e rrugës me automjetin tip Audi, me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip Jeep pa targa,”-raporton policia.

“Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe mjetet.

Si edhe po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të cilët i janë larguar punonjësve të policisë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve I kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, neni 283/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?