Mbushën tregun me euro false, pranga 5 personave

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, të cilët dyshohet se për një kohë të gjatë kanë hedhur në treg sasi të konsiderueshme eurosh të dyshuara si të falsifikuara.

Në kuadër, të operacionit “Money Scam”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.P, 19-vjeç, E.H, 19 vjeç, L.K, 17-vjeç, Xh.Ç, 17-vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara të prerjes 50 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?