Mbyllen 4 fasoneri, pa punë 600 punjonjës
Siç e paralajmëroi edhe kreu i qeverisë, Edi Rama se kush thyen rregullat dhe masat e vendosura nga qeveria në lidhje me luftën ndaj pandemisë së Covid-19 do të ketë penalizime të forta dhe ashtu ka ndodhur. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur aktivitetin e katër bizneseve fason.
Pas një inspektimi konkret në terren tek këto biznese, inspektorët e ISHSH kanë konstatuar shkelje të protokollit fillestar të distancimit mes punëtoreve prej 1.5 metra e ndërkohe që protokolli i ri i vendosur nga qeveria shqiptare e ka rritur këtë distancim me 2 metra.
Në kushtet kur asnjë nga bizneset e prodhimit të veshjeve nuk kishte marrë masa për distancim, u ndërmor vendimi për mbylljen e aktivitetin e tyre deri në plotësimin e kushteve. Me mbylljen e katër bizneseve fason në Gjirokaster, kanë ngelur pa punë afro 500-600 punonjëse.