Mbyllen bastet sportive dhe garat, bingot televizive “mbijetojnë”

Pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi mbylljen e kazinove elektronike dhe basteve sportive në zonat e banuara deri më 31 dhjetor 2018, janë bërë publikë edhe vendimet respektive për këtë hap. Janë të paktën dy projektligje dhe një vendim që sanksionojnë masat e deklaruara nga kryeministri lidhur me biznesin e kumarit.

Të paktën në njërin prej projektligjeve “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për lojërat e fatit’ në Republikën e Shqipërisë”, nënvizohet se te pjesa e dispozitave kalimtare shtohet pas pikës 2 pika 2.1. Pika 2 e dispozitave kalimtare sanksionon se: “Organizatorët e kazinove elektronike dhe bingove tradicionale, të cilët janë licencuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 31 dhjetor 2018”. Afati i parë ishte 31 dhjetori 2016 por ai u shty pas lobimit në Kuvend të disa deputetëve dhe votimit nga mazhoranca.

Në pikën 2/1, që është edhe risia që shtohet në pjesën e dispozitave kalimtare, thuhet se: “Organizatorët e kategorive ‘Baste sportive’ dhe ‘Baste për garat në pistë’ do të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018. Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërmendura, në proces shqyrtimi, ndërpriten”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të thotë se nuk do të ketë më baste sportive dhe as baste për garat në pistë. Sakaq ka ndryshime edhe në pikën 3 të dispozitave kalimtare. Kjo pikë aktualisht është: Organizatorëve të kategorive “Baste sportive”, “Baste për garat në pistë” dhe “Bingo televizive”, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, u fillon afati i vlefshmërisë së licencës, sipas kategorisë përkatëse, dhe janë të detyruar të përshtatin organizimin dhe funksionimin e tyre, të paguajnë tarifën përkatëse të licencimit, sipas dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, deri më 31 dhjetor 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ndryshimin e propozuar bëhet: Organizatorët e kategorisë “Bingo televizive”, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, u fillon afati i vlefshmërisë së licencës, sipas kategorisë përkatëse, dhe janë të detyruar të përshtatin organizimin dhe funksionimin e tyre, të paguajnë tarifën përkatëse të licencimit, sipas dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, deri më 31 dhjetor 2016”.
Kjo do të thotë që kategoria e bingove televizive i shpëton furtunës kundër kumarit të nisur nga qeveria dhe afati i licencës së tyre ka filluar që nga viti 2016, ndërkohë që kohëzgjatja e saj është 10-vjeçare.

Sipas ligjit “Bingo televizive” është loja, e cila bëhet publike nëpërmjet medias televizive dhe nga hedhja e shortit dalin aq numra sa nevojiten për të pasur një fitues. Në këtë lojë, pjesëmarrësit me biletat e blera të hedhura në treg nga organizatori përmbajnë një grup numrash, pjesë përbërëse të një grupi tjetër të caktuar numrash.

Monitor.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?