Mbyllen hetimet, “11 babagjyshë” në pritje të gjykimit

 

Mbyllen hetimet për grupin e “Babagjyshëve”. Prokuroria për Krimet e Rënda çon për gjykim 11 persona.

Ata akuzohen për 13 episode kriminale, dhe konsiderohen grup i strukturuar kriminal. Banda akuzohet për vjedhje me armë, plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kryerje veprash penale në kuadër të grupit kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për gjykim janë dërguar këta shtetas: Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julain Qerrushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy prej vjedhjeve nga ana e tyre janë kryer në Maqedoni, ku në një prej tyre mbeti i vrarë një prej autorëve, Miljan Elezi apo i njohur ndryshe dhe si Artur Tafani.

Grupi u bë mjaft i njohur për vjedhjen spektakolare të 24 dhjetorit të 2013 të një argjendarie në qendrën tregtare TEG, ku edhe me rastin e Krishtlindjeve ishin të veshur si babagjysha dhe grabitën argjendarinë me vlerën e 400 mijë eurove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?