Mbyllen kufijtë, nga nesër në 06:00 Shqipëria në karantinë
Qeveria do të shtrijë “shtetrrethimin” në të gjithë territorin. Nga ora 06:00 e së dielës (nesër) do të bllokohen edhe katër akse rrugore kryesore nga veriu në jug, Fier-Vlorë, Vlorë-Lushnje, Shkodër-Lezhë dhe Elbasan-Korçë.
Çfarë do të bëhet me personat që janë larguar dhe nuk kthehen dot në banesat e tyre? Kush ka lëvizur jashtë vendbanimeve të tyre ka vetëm 8 orë kohë për t’u kthyer deri të hënën në mëngjes, kur do të vihen sërish në fuqi masat kufizuese në të gjithë vendin, pra nga e diela në mesnatë deri në mëngjesin e së hënës në orën 08:00.
“Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit”, tha Rama më parë.