Mbyllen shkollat, s’ka më nxënës në Elbasan

Viti i ri shkollor do të ketë më pak nxënës në qarkun e Elbasanit. Nga 66 shkolla të bashkisë së Elbasanit, 4 prej tyre nuk do t’i hapin dyert këtë vit shkollor 2021-2022. Shkak është ulja e numrit të nxënësve, kryesisht si pasojë e emigrimit.

Bëhet fjalë për shkollat e fshatrave Shmil e Preçë, dy nga të cilat, këtë vit nuk u regjistrua asnjë nxënës dhe po ashtu në shkollat e fshatrave Kryezjarr dhe Gracen, të cilat përkatësisht numëronin 3 dhe 6 nxënës.

Këta të fundit janë dërguar në shkollat më të afërta, por fenomeni përbën problem për prindërit të cilët duhet ti shoqërojnë ѯdo ditë, plus edhe kostoja shtesë e transportit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fshatrat po shkojnë drejt braktisjes totale, në çdo anë sheh dyer të mbyllura, ndërsa ata që kanë mbetur kujtojnë me nostalgji kohën kur rrugët gumëzhinin nga zërat e fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?