Mbyllet aksioni dy ditor i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Shkodër

Të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre pranë lumenjve nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëse deri më datë 1 qershor  2018 nuk do të kenë vendosur depuratorët e ujërave. Fjala është e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë ditës së dytë të aksionit të pastrimit, rehabilitimit dhe gjelbërimit në qytetin e Shkodrës.

“Së bashku me prefektët kemi tashmë një aksion shumë të veçantë që është ai i pastrimit të ujërave të lumenjve dhe të gjithë operatorët edhe në grykëderdhje të lumit Buna, edhe në grykëderdhje të lumit Kir, por edhe buzë liqenit, nuk do të lejohen nëse deri në datën 1 qershor nuk do të kenë vendosur depuratorët e ujërave. Për këtë Ministria ka përgatitur një strategji të tërë, kemi përgatitur standartet që duhet të plotësojë çdo lokal që ka marrëdhënie me lumin.”- tha ministri Klosi duke shtuar se ky proces që do të shtrihet në mbarë vendin kërkon angazhimin e të gjithëve dhe do  të plotësojë misionin e rëndësishëm të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Ky mision është pikërisht eliminimi i shkaqeve që krijojnë mbetjet.

Ministri Klosi bashkë me të rinjtë vullnetarë dhe qytetarë shkodranë pastruan me kanoe brigjet e lumit Buna e Kir si dhe një pjesë të liqenit në kushte të vështira moti.  “Ishte një pastrim i vështirë sepse reshjet e shiut nuk na lejonin të pastronim ashtu siç duhet, por ajo që është për t’u vlerësuar është realisht përfshirja e shumë qytetarëve dhe sensibilizimi që vjen nga pushteti lokal dhe nga faktorët civilë të qytetit të Shkodrës, pasi sa më pranë qytetit të jemi dhe situata është krejtësisht e papranueshme”- tha ministri pasi kishte përmbyllur pastrimin me kanoe të bregut të lumit pranë urës së vjetër të Bunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi falenderoi të gjithë shkodranët e vullnetarët nga Tirana që morën pjesë në aksion, Ministri Klosi përsëriti apelin e tij ndaj qytetarëve për një mjedis më të pastër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të aksionit dyditor, të rinjtë vullnetarë të Ekomendje i dhuruan ministrit Klosi  albumin fotografik të Shan Pici, fotografit  të dinastisë Marubi, të njohur ndryshe si Fotografi i Alpeve pasi fiksoi i pari në celuloid bukurinë e Shkodrës dhe Alpeve Shqiptare.

Qyteti i Shkodrës ishte stacioni i radhës së operacionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam” ku aktivistë mjedisorë, vullnetarë të rinj e të vjetër, qytetarë shkodranë dhe përfaqësues të pushtetit lokal sfiduan kushtet e vështira të motit dhe punuan për pastrimin e brigjeve nga mbetjet si dhe mbjelljen e mbi 5700 fidanëve në Malin Tarabosh.

Në përfundim të mbjelljeve të të gjithë fidanëve të dhuruar, Taraboshi falë një investimi të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit do të shndërrohet në Ballkonin e Shkodrës. nga ku qytetarët do të kenë mundësi të sodisin panoramën mbi lumin Buna.

Fjala e plotë e ministrit: Sot aksioni vazhdoi me pastrimin e lumit dhe një pjese të liqenit, ishte një pastrimi i vështirë sepse reshjet e shiut nuk na lejonin të pastronim ashtu siç duhet, por ajo që është për t’u vlerësuar është realisht përfshirja e shumë qytetarëve dhe sensibilizimi që vjen nga pushteti lokal dhe nga faktorët civilë të qytetit të Shkodrës, pasi sa më pranë qytetit të jemi dhe situata është krejtësisht e papranueshme. Së bashku me kryetaren e bashkisë do të vlerësojmë të gjitha mundësitë që të kemi një menaxhim krejt të tjetër si  edhe në të gjithë Shqipërinë të sistemit të menaxhimit të mbetjeve dhe po ashtu të gjithë qytetarëve dhe po ashtu të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje qytetarëve që mjedisi është pasuri e të gjithëve dhe jo pasuri e njerëzve të papërgjegjshëm.

Sot me të rinjtë e Ecovolis dhe Eko mendjes pastruam edhe në kushte ekstreme me kanoe duke u përpjekur që gjëra të cilat prej vitesh nuk ishin prekur me dorë, të ishin pjesë e një aksioni shumë të bukur qytetar. Le të shpresojmë që aksione të tilla do të vazhdojmë me shumë forcë dhe ne do të vazhdojmë.

Së bashku me prefektët kemi tashmë një aksion shumë të vecantë që ësthë ai i pastrimit të ujërave të lumenjve dhe të gjithë operatorët edhe në grykëderdhje të lumit Buna, edhe në grykëderdhje të lumit Kir, por edhe buzë liqenit, nuk do të lejohet që deri në datën 1 qershor të mos kenë vendosur depuratorët e ujërave dhe për këtë Ministria ka përgatitur një strategji të tërë, kemi përgatitur standartet që duhet të plotësojë çdo lokal që ka marrëdhënie me lumin. Jemi në një proces i cili kërkon angazhimin e të gjithëve. Operacioni ynë “Pastrojmë Shqipërinë që duam” nuk mund të realizohet vetëm duke bërë pastrimet ditore, por duhet të pastrojmë shkaqet që kanë krijuar këto papastërti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?