Mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe, dalin pozitivë me Covid 2 punonjës, priten përgjigjet për 9 të tjerë

Bashkia e Malësisë së Madhe do të qëndrojë e mbyllur në fundjavë, pasi ambientet e saj do të dezinfektohen.

Shkak për mbylljen është bërë infektimi me COVID-19 i dy punonjësve, ndërsa për nëntë të tjerë që kanë pasur kontakte me të infektuarit pritet rezultati i tamponit.

Deri sot në Malësinë e Madhe kishte vetëm dy raste infeksioni, ku një prej tyre kishte ndërruar jetë, ndërsa pas konfirmimeve të fundit numri i të prekurve shkon në katër.

SHKARKO APP