Mbyllet fasoneria në Pogradec, 3 punonjëse pozitive me COVID-19, infektohen dhe dy infermiere në fshatra

Një fasoneri është mbyllur në Pogradec pasi tre punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Punonjëset janë karantinuar kurse janë marrë tamponët dhe kontakteve të afërta.

Po ashtu dhe dy infermiere që punonin në fshatra janë infektuar me COVID-19 ndërkohë janë zëvendësuar nga dy kolege të tjera.

Sa i përket sistemit arsimor, një nxënës është së fundmi në Pogradec me COVID-19, por nuk bëhet me dije se në cilën shkollë.

SHKARKO APP