Mbyllet hetimi për çiftin Hoxholli, në gjyq për mashtrim

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe i ka kërkuar Gjykatës t’i japë lejen për ta dërguar për gjykim çiftin e ndërtuesve Rrapush dhe Vjollca Hoxholli, të cilët akuzohen për veprën penale të mashtrimit. Janë të pakta 5 raste mashtrimi të çiftit Hoxholli, me një dëm financiar të përllogaritur në disa qindra mijëra euro.

2 nga rastet e hetuara kanë të bëjnë me qytetarë që kanë denoncuar çiftin e ndërtuesve se u kanë shitur disa personave të njëjtin apartament. Ndërsa tre raste të tjera janë në qytetin e Shkodrës, ku çifti Hoxholli ka mashtruar disa qytetarë të cilëve u kishin marrë një sipërfaqe toke për të ndërtuar pallat dhe ndërtimi nuk është bërë.

Rrapush dhe Vjollca Hoxholli janë denoncuar edhe më parë për mashtrime me apartamentet që ndërtonin. Që nga viti 2004 e deri më tani ndaj tyre janë zhvilluar disa procese penale dhe shume me tepër çështje civile prej të cilave Rrapush Hoxholli ka marrë dy dënime penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?