Mbyllet klasa e 10-të në Gjirokastër, pozitivë maturanti dhe mësuesja. Të infektuar edhe dy punonjës të doganës së Kakavijës

Vijojnë të infektohen persona të tjerë në gjimnazin “Siri Shapllo”, në Gjirokastër.

Mësohet se pas një maturanti, i cili rezultoi i infektuar, sot ka rezultuar pozitive edhe mësuesja e klasës së 10-të, e cila është karantinuar në banesë.

Menjëherë është vendosur mbyllja e klasës, nxënësve u është bërë tampon, si dhe mësuesve.

Po ashtu Gjirokastra të infektuar ka edhe nga institucionet shtetërore. Mësohet se dy persona kanë rezultuar pozitivë në dogana e Kakavijës.

SHKARKO APP