Mbyllet numërimi në Pustec, ”suprizë” fiton PS-ja
Aktualitet E Hënë, 27 Shtator 2021 12:42
Është mbyllur numërimi i votave në bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit, duke u bërë bashkia e parë që mbyll procesin. Fitues në Pustec është shpallur Pali Kolevski, kandidat i Partisë Socialiste. Kolevski fitoi me 780 vota diferencë përballë Edmond Themelkos, i cili është edhe kryebashkiaku në detyrë. Pas 12 vitesh, bashkia e minoritetit maqedonas rikthehet në drejtimin e Partisë Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

