Mbyllet numërimi në Shkodër/ PD del forcë e parë me 5 mandate, PS siguron 3, ndërsa PSD merr 2
Aktualitet E Martë, 13 Maj 2025 10:54
Në orët e para të mëngjesit është mbyllur procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Shkodrës.
Partia Demokratike kryeson me 36904 vota, PS 34721 dhe PSD 15784.
Ky është rezultati i 403 nga 405 qv e Qarkut pasi dy kuti të tjera, të fshatit Ktosh, në Malësi të Madhe, kishin probleme dhe janë dërguar për t’u numëruar në KQZ.
Në 4 KZAZ-të e Shkodrës, është vendosur për të nisur numërimi për votat e kandidateve, gjatë pasdites.

KOHA JONË SONDAZH

