Mbyllet orari zyrtar i votimit, pjesëmarrja e ulët
Ora 19:00, zyrtarisht mbyllen Qendrat e Votimit. KQZ raporton se pjesëmarrja në votime është e ulët. Zgjedhjet vendore janë bojkotuar nga partitë kryesore opozitare në vend. Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00 dhe në përgjithësi procesi ka vijuar i qetë. Për herë të parë në këto zgjedhje në 31 bashki votohet për vetëm një kandidat për kryetar bashkie, atë të maxhorancës. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën. Pjesëmarrja ka qenë tepër e ulët.
KOHA JONË SONDAZH

