Mbyllet pakti me Greqinë, mediat: Ja kur pritet takimi Rama-Cipras

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai grek, Nikos Kotzias kanë mbyllur në Rodos marrëveshjen aq shumë të diskutuar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nga ana tjetër, mediet greke, shkruajnë se dy kryeministrat do ta nënshkruajnë këtë pakt në një takim që pritet të mbahet gjatë samitit të BE-së më 28 dhe 29 qershor.

Në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, Presidenti Ilir Meta është shprehur se është informuar nga kryeministri, por e la një shteg pasi i mëshon funksionimit normal të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka dhënë një vendim për këtë çështje e mundet prapë të përfundojë në dyert e kësaj gjykate, pasi opozita e kontenston.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?