Mbyllet pavioni Covid në spitalin Rajonal të Elbasanit, Balla: Jam dëshmitar i shumë rasteve të jetëve të shpëtuara

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavioneve Covid në spitalet Rajonale.

Kryerari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu ishin sot në spitalin rajonal të Elbasanit ku falenderuan bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.

Në fjalën e tij Balla falënderoi gjithë ekipin mjekësor për punën e bërë ku tha se ka qenë dëshmitar i shumë rasteve ku janë shpëtuar jetë nga falë punës së shkëlqyer të mjekëve.

“Faleminderit ministre. Bashkë me kolegen time Desantilen dhe së bashku kryetarin e Bashkisë, unë dua tu falënderoj në emër të të gjithë popullit të qarkut të Elbasanit, për punën e shkëlqyer që keni bërë si ekip mjekë, infermierë, të cilët arritët të përballoni një situatë të vështirë të krijuar për shkak te Covidit edhe pse pavioni këtu funksionoi për një kohë jo të gjatë, megjithatë unë di fare mirë rastet kritike që janë trajtuar në këtë pavion dhe jam dëshmitar i shumë rasteve të jetëve të shpëtuara për shkak të angazhimit të shkëlqyer të secilit prej jush.”, theksoi Balla.

SHKARKO APP