Mbyllet poliklinika e specialiteteve në Fier, hapur vetëm për rastet urgjente

Si masë e marrë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri, është mbyllur përkohësisht poliklinika e specialiteteve në Fier.

Për qytetarët do të bëhen gati recetat elektronike nga mjekët specialistë. Në këtë mënyrë shmanget fluksi në poliklinikë. Një rol shumë të rëndësishëm ka mjeku i familjes që delegon rastin te specialisti.

Sipas shefes së shërbimit në poliklinikën e Fierit, Gerta Gjini do të punohet vetëm me rastet urgjente. Për çdo rast kontaktohet 127-a. Mjekët specialistë janë në gatishmeri gjatë gjithë kohës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?