Mbyllet proçesi i legalizimit në Dimal, Artan Lame: Njerëzit kanë 30 vite që presin
Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Shtërore të Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar nga Ministri i Turizmin dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputetë të qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor, kanë shpërndarë në qytetin e Dimalit dhe zonat kadastrale të kësaj bashkie, çertifikatat e pronësisë dhe lejet e legalizimeve.
Lame ka theksuar në fjalën e tij se, është mbyllur tashmë proçesi i legalizimeve në qytetin e Dimalit dhe fshatrat Pashalli, Guri i Bardhë, Cukalat, Samaticë, Pobrat, pjesë e zonave kadastrale të kësaj bashkie.
”Kadastrat do të fillojnë një proçes të rëndësishëm, atë të regjistrimit të tokës bujqësore në çdo fshat dhe kjo është edhe sfida më e madhe e Kadastrës. Njerëzit kanë nga 30-vjet që presin çertifikimin e tokës, një proçes që filloi me ligjin 7501 dhe do të përmbyllet sot”,- ka thënë Lame.