Mbyllet procesi i votimit në Lushnjë, fiton PS. Ja sa vota mori secili subjekt politik

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në të dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Lushnjë, për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj. Procesi është zhvilluar pa probleme dhe ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në këtë zonë, ku përfshihen qyteti dhe zonat përreth, janë numëruar 64 kuti votimi. Procesi i numërimit përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Nga 43,090 votues të regjistruar në listë, kanë votuar 17,650 qytetarë. Janë shpallur të pavlefshme 486 vota.

Rezultatet për subjektet politike në KZAZ 56:

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Socialiste (PS): 10,531 vota

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike (PD): 4,812 vota

Shqipëria Bëhet: 598 vota

Mundësia : 435 vota

PSD: 54 vota

KZAZ nr. 55 – Njësitë administrative të bashkisë Lushnje

Në këtë zonë janë përfshirë njësitë administrative të bashkisë Lushnje. Janë numëruar votat në 92 qendra votimi dhe procesi ka përfunduar rreth orës 06:00 të mëngjesit. Nga 24,890 votues pjesëmarrës, 1,071 vota rezultuan të pavlefshme.

Rezultatet për subjektet politike në KZAZ 55:

Partia Socialiste (PS): 15,847 vota

Partia Demokratike (PD): 5,782 vota

Shqipëria Bëhet: 1,206 vota

Mundësia: 446 vota

Në të dy zonat zgjedhore të Lushnjes, Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj forcave të tjera politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?