Mbyllet procesi i votimit. PD: Ka parregullsi. PS: Nuk na duhet fitore pa standarde

 

Deklarata e parë pas mbylljes së votimeve ka qenë ajo e kreut të deputetëve të djathtë, Edi Paloka. Ai renditi të paktën 10 njësi ku ka pasur probleme me zgjedhjet. Sipas tij, ka pasur tentativa për manipulim dhe përdorim të strukturave shtetërore për të trembur zgjedhësit. Ai përmendi probleme me numërimin në Selenicë, Klos, Vorë, Lezhë, Shkodër, Krujë, Peqin, etj. Duke folur për rezultatin Paloka tha se shenjat janë për një “fitore të PD në gjithë vednin”.

Disa minuta më pas ka dalë në një konferencë zëdhënësja e fushatës së PS, deputetja Olta Xhaçka. Ajo tha se të dhënat e para falsin për një fitore të së majtës. Ndërsa theksoi se mazhorancës nuk i duhet një fitore pa standarde.Procesi i votimit për zgjedhjet vendore është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00. Vetëm në disa qendra votimi, sipas ligjit, kur ka qytarë në radhë komisionerët janë të detyruar të vazhdojnë procesin derisa të ketë votuar dhe zgjedhësi i fundit.

Ora 19:00, mbyllet votimi

Deri tani nuk ka patur probleme te rendesishme per tu etiketuar si zgjedhje me probleme sapo vjen ora 19.00 dhe pas kesaj ore fillon e tensionohet situata. Fillojne kercenimet, pazaret per futje fletesh votimi, incidente se vijne votues pasi eshte mbyllur zyrtarisht procesi zyrtar i votimit, mblidhen militantet,etj.

Kjo eshte ora qe partite politike dhe kandidatet duhet te mbledhin veten ne emer te nje zgjedhje demokratike e te mbajne nen kontroll pjesen me te keqe te tyre, qe jane ekstremistet (dyja palet). Tani me erresiren e nates fillojne dhe pislleqet e konfliktet, te cilat urojme te mos ndodhin. Tani, kujdes ! Po vjen ora e sherrit shqiptar! Te mos biem ne inatin e zakonshem elektoral shqiptar te gjithe ketyre viteve.
 
Lajme të tjera për këtë argument:

Paloka: Ka patur manipulime

PS: Pjesëmarrja më e madhe, sinjal i fitores

Zgjedhjet, ja qendrat problematike

6 raste të votimit me karta të dubluara

7 individë të inkriminuar që mund të fitojnë

PD: Dako kërcënoi me jetë komisionerët

Bllokohet votimi në Vrakë, PD tërheq komisionerët

 Patozi sherr me anëtarët e KZAZ-së në Vorë 

Berisha voton dhe denoncon: Ja bandat e LSI

Lezhë, qëllohet me qytën e pistoletës militanti i PD

Durrës, PD nuk lejon votuesit fiktivë të votojnë

Parregullsi në Tepelenë, Bilisht e Roskovec

PD, pakënaqësi me procesin

Edi Rama:Mos u ankoni nëse nuk votoni

Kryeministri, mesazh qytetarëve shqiptarë

Meta: Kjo është një ditë historike

SHKARKO APP