PD zhvilloi protestë. Përplasje të dhunshme me policinë. Në Kuvend sherr për videot erotike të McGonigal
Mijëra qytetarë u mblodhën prej orës 17:00 para Parlamentit të Shqipërisë, në një protestë që zgjati më pak se 2 orë. Fillimisht nisi me tensione në derën e Parlamentit të Shqipërisë, ku 8 deputetët e PD të përjashtuar nuk u lejuan nga Garda e Republikës të futen në sallën plenare. Më pas nisi përplasja e dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Pati bomba molotov dhe dhunë. Turma tentoi të çante koridorin e policisë, por forcat speciale nuk lejuan të thyhej koridori policor.
Në sallën e parlamentit kishte përplasje të forta mes deputetëve të PD dhe atyre të PS. Berisha foli disa herë kundër kryeministrit dhe qeverisë. Ai në një moment hodhi “bombën” tymuese kur pohoi se kam video erotike të orgjisë se ish-zyrtarit të lartë të FBI me deputete politikane të PS.
Aludimi ngertheu parlamentin, aqsa u krijua situatë sherri mes palëve. Me pas Berisha tha se nuk do ti publikoj por te komisionin hetimor parlamentar do tja bëj të njohur publikut videot.
“Ai nuk ishte vetëm turist seksual, por ishte i përdorur nga kryeministri në luftën politike në Shqipëri për llogari të Ramës”- theksoi Berisha.
Pas kaosit dhe zhurmës që u shkaktua në sallën plenare të Parlamentit të Shqipërisë, kreu i PD-së Sali Berisha shkoi dhe foli në zemër të protestës, ku tha se herët tjetër do të jenë qytetarët ata që do të vendosin. Pra nënkuptoi se populli opozitar do të hyjë në parlament.
“Mbroni erotizmin e McGonigal. Nuk e mbuloni dot. Orgjitë e McGonigal janë reale në Tiranë”, tha mes të tjerash Berisha, duke ripohuar se ka video erotike te politikaneve femra të PS me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Kurse nga shkallët e selisë blu, Berisha theksoi se kjo betejë do të vazhdojë. ”Do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën e Edi Ramës. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme. Herën deputetët e PS do marrin leje nga populli që të dalin nga salla”- tha Berisha.
Por pak me parë seancën e parlamentit gratë deputete socialiste kërkuan përjashtimin e Berishës për gjuhën fyese. Kjo solli debate mes palëve. “Qytetarët janë të gatshëm të futen në sallë nëse e konsiderojnë oportune”, tha Berisha pasi u mbyll seanca plenare. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përsëriti deklaratën e tij duke thënë se protesta dhe sjellja e opozitës brenda në Kuvend është një skenar pas nisjes së hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin.
”Përpjekja e tyre për të penguar punimet e Kuvendit është e kotë. Megjithatë nuk mund ta lëmë Kuvendin të jetë peng dhe të keqpërdoret nga Berisha. Është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë. Ne do t’i drejtohemi nesër sekretariatit që të merren masat”,-tha Balla.
Kryeministri Rama nuk ishte në parlament sot.
Ndërkohë ditën enjte kur ka parlament, përsëri Berisha kërkon që populli të rrethojë parlamentin.
Me sa duket do kemi pranverë të nxehtë, ku sapo ka filluar përplasja mes palëve.