Mbyllet regjistrimi i pronës në Fier, Lame në Roskovec: Aplikoni për certifikatën

Fieri është bashkia e parë në vend që mbyll procesin e regjistrimit fillestar të pronës, një prej çështjeve të nxehta të tranzicionit shqiptar.

Banorët e Roskovec mund të nisin aplikimet për të marrë certifikatën e Pronësisë.

Kreu i Kadastrës njoftoi përfundimit të procesit të regjistrimit fillestar të pronës dhe nisjen për tokat bujqësore në këtë bashki.

“6200 pasuri mund të aplikojnë në disa burime për të marrë certifikatën e pasurisë.”

Bashkia e Fierit ndërkohë pritet të jetë e para në të gjithë vendin që do të mbyllë regjistrimin e pronave.

E fundit ka mbetur zona e Darzezës.

“Kjo është zona e fundit kadastrale dhe me këtë mbyllet përfundimisht bashkia Fier.”

Por në Fier, Lame theksoi se ekziston edhe fenomeni i mos tërheqjes së legalizimeve.

“Nga ana tjetër kemi edhe zona që ka shumë lista që nuk janë paraqitur qytetarët për t’i marrë.”

Nga Plugu në Lushnje, Lame theksoi se me regjistrimin e pronave në Shqipëri është dështuar për tre dekada edhe pse janë harxhuar miliona dollarë.

“BE dhe donatorët kanë harxhuar qindra miliona dollarë dhe fakti që nuk është mbyllur, tregon se ka pasur një haxhim kolosal në rang vendi.”

Banorët e Plukut në Lushnje kanë tashmë 45 ditë afat për të bërë verifikimin dhe saktësimet e pronës  para se të marrin certifikatat e pronësisë

SHKARKO APP