Mbyllet rruga e Arbrit, ARRSH: Kalimi në Bypassin e Murrizit është i rrezikshëm

Mbyllet sërish Rruga e Arbrit. Pak më pak se dy muaj nga hapja e saj zyrtare, Rruga e Arbrit është mbyllur disa herë për shkak të motit dhe ngricave. Ditën e Sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Kjo pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.

NJOFTIM i ARRSH-së
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.
Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?