Mbyllet seanca, mes zhurmës së PD votohet rendi i ditës

Me shpejtësi, maxhoranca miratoi ligjet e përcaktuara në rendin e ditës. Pas propozimit të kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, kreu i Kuvendit kaloi te votimi i ligjeve në rendin e ditës. Kjo është kundërshtuar nga opozita, e cila në shenjë protesta ka përplasur duart mbi tavolinë.

Pasi mori fjalën, Lulzim Basha qëndroi i vetëm në foltore, duke dhënë lajmin e keq nga Gjermania për çështjen e negociatave.

“Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri e falimentuar politikisht dhe moralisht po mundohet të japë përshtypjen se gjithçka ecën normalisht. Rama është lajmëruar mbrëmë për një lajm të keq mbi negociatat. Mbrëmë, 24 orë pas takimit Merkel-Macron, është rakorduar qëndrimi përsa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Siç e di mirë Rama, lajmi është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, një lajm që Shqipëria nuk e meriton. Është verdikti gjerman: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca e Kuvendit u ndërpre më tej pas bllokimit të foltores nga Lulzim Basha. Edhe pas rifillimit të seancës, kryetari i PD-së nuk e liroi foltoren, por denoncoi se mazhoranca bllokon valët e internetit në Parlament që të mos përcillet diskursi i tij në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?