Mbyllet shkolla, prindërit në protestë
150 nxënës në zonën e Borakajve në Durrës, ende se kanë nisur vitin shkollor. Për këtë, së bashku me prindërit, ata kanë nisur një protestë përpara Bashkisë së Shijakut.
Shkolla në Borakaj është jashtë kushteve infrastrukturore dhe nxënësit janë dërguar në shkollat e Maminasit.
“Është e patolerueshme, klasat e para mësim deri në darkë, jashtë çdo logjike. Prej një viti nxënësit janë zhvendosur në Maminas, nuk kemi mundësi të çojmë në shkollë fëmijët”,-shprehen disa prej tyre.
Nxënësit të shoqëruar nga prindërit po protestojnë para Bashkisë së Shijakut për zgjidhje të problemit.
KOHA JONË SONDAZH

