Mbyllet votimi i demokratëve në Pukë, Malësi e Madhe e Vau Dejës. Ja kush u skualifikua

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Përmbyllet procesi i numërimit në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës. Demokratët kanë shënuar një pjesëmarrje të madhe që varion nga 60 në 70% në këto bashki.

Nga lista e kandidatëve vetëm në Vau Dejës dhe Pukë janë përjashtuar nga gara nga 1 kandidat.

Kështu në Puke u skualifikua Prel Gjoni nga 7 kandidatë që ishin pjesë e listës së votimeve. Ndërsa në Vau Dejës u skualifikua Marin Tukaj nga 4 emra që ishin në garë.

Aktualisht po numërohen në Shkodër votat e anëtarësisë. Në Malësi të Madhe janë konfirmuar 5 kandidatët.

SHKARKO APP