Mbyllet votimi në Berat, Skrapar e Dimal, si është votuar në referendumin për shkarkimin e Bashës

Mbyllet votimi në qendrën e votimit të degës së PD, Berat në referendumin e thirrur nga Komisioni për themelimin e PD, për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Në Berat kanë votuar 524 nga 1943 anëtarë, pra 30%.

Edhe në degën e PD, Skrapar është mbyllur votimi dhe numërimi. Kanë votuar 117 nga 232 anëtarë, 50%. Nga 117 votues, 116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkinë Dimal, kanë votuar 110 nga 760 anëtarë, pra 14.4%. Edhe në qendrën e votimit të degës së PD-Poliçan ka përfunduar votimi. Kanë votuar 79 nga 228 anëtarë, 34.%. Nga 79 votues, të 79 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?